Robert Lewandowski është prej vitesh një nga sulmuesit më të mirë në planet. Polaku ka një mesatare fantastike golash me Bayern Munchen, klub në të cilin ka arritur nivelin më të lartë. Ai ka dhënë një prononcim për AS, aty ku këshillon Erling Haaland, zbulimin e këtij sezoni, tregon sulmuesit më të mirë në botë dhe e mbyll me një koment për të ardhmen.
“Nuk dua të bëj presion mbi Haaland me deklaratat e mia, por nëse punon fort, ai mund të përmirësohet dhe të arrijë një nivel shumë të lartë. Ka një potencial të madh dhe ka akoma kohë për t’u rritur. Duke i llogaritur këto gjëra, mendoj se do ishte mirë që të vazhdonte të luante në Bundesligë, për të hedhur më vonë hapin e radhës në karrierë.
Numri 9 më i mirë? Padyshim që është një pyetje shumë e vështirë për t’iu përgjigjur. Nëse do të më duhet të përmend emra, po them Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe. Nuk është gjëja më e rëndësishme për mua aktivizimi në Spanjë ose në ndonjë kampionat tjetër. Kam arritur nivelin tim maksimal te Bayerni dhe dua të vazhdoj të bëj mirë“, përfundon bomberi polak. /abcnews.al