Lewa nuk ndalet, Haaland mposht Leipzig! Shqiptarët “out” Bundesligës

schedule17:27 - 20 Qershor, 2020

schedule 17:27 - 20 Qershor, 2020

Janë mbyllur 9 sfidat e javës së 33-të në Bundesligën gjermane, ku kishte një numër të madh golash. Bayern fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Freiburg, rezultat që u vendos që në pjesën e parë. Lewandowski shënoi dy gola, duke arritur në 33 rrjeta të tundura në po kaq ndeshje në kampionatin gjerman.

LEXO EDHE: Plot 16 gola në pjesën e parë, vazhdon spektakli në Bundesliga!

Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Leipzig dhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e Favre ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-2, falë një dopiete të Haaland. Koln dhe Eintracht Frankfurt u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Hertha mposhti pastër 2-0 Leverkusenin.


Hoffenheim e kishte stërvitje ndaj Union Berlin, duke fituar 4-0, ndërsa Mainz mposhti Werderin e Rashicës me rezultatin 3-1. Edhe Paderborni i Gjasulën humbi me të njëjtin rezultat ndaj Borussia Gladbach./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!