Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi u kap me kallashnikov dhe thikë. Gjithashtu gjatë operacionit të koduar “Parakalimi” u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet thikë
“Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh. Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 56 vjeç gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.