Lëvizte me armë zjarri në Vaun e Dejës, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari

schedule10:58 - 8 Qershor, 2024

schedule 10:58 - 8 Qershor, 2024

Një 38-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se ai lëvizte me armë pa leje nëpër qytet.

Ndërkohë, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin  38 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al