Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Mësohet se Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.
Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, efektivët pikasën një automjet që kryente lëvizje të dyshimta. Dhe, pasi iu vunë në ndjekje ndaluan drejtuesin.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. /abcnews.al/