Lëvizjet në polici, Rrumbullaku rikthen “dorën e hekurt”, nga lufta me trafikantët tek menaxhimi i protestave, kush është Sokol Bizhga

schedule20:19 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 20:19 - 13 Dhjetor, 2022

Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime sa i përket rangut drejtues në Policinë e Shtetit. Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra, në një lidhje në edicionin informativ të orës 19:00 informoi mbi të gjitha ndryshimet e bëra në radhët e drejtuesve të Policisë, ku ajo që bie në sy është emërimi i Sokol Bizhgës si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Duket që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur të vërë dorë të hekurt në radhët e uniformave blu, pas situatave të shumta kriminale të muajve të fundit.

Po kush është Sokol Bizhga

Bizhga në 5 vitet e fundit ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të FLO (Forcave të Lëvizshme Operacionale” institucion që kishte në varësi forcat RENEA, FNSH dhe grupin operacional.

Nën drejtimin e këtij institucioni Bizhga ka arritur disa suksese, si lufta ndaj aktivitetit kriminal, por gjithashtu edhe mirëmenaxhimi i protestave të vazhdueshme opozitare gjatë viteve të fundit.

Deri në vitin 2002 Bizhga ka drejtuar operacionet e policisë në det, duke luftuar krimin e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore, duke i dhënë fund këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë Bizhga në vitin 2014-të ka drejtuar operacionin për ç’kanabizimin e zonës së Lazaratit, atje ku për dy dekada nuk kishte mundur të hynte asnjëherë policia, por edhe në rastet kur kishte marrë iniciativën ka dalë e dështuar.

Kush janë ndryshimet e reja në drejtim të Policisë

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.

Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.

Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.

Niko Brahimaj emërohet në Fier.

Ervin Hodaj në Shkodër.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!