Lëvizjet ekstremiste në SHBA, Nasto: Rryma e majtë beson së sistemi amerikan është shtypës që në krijim

schedule20:16 - 16 Shtator, 2022

schedule 20:16 - 16 Shtator, 2022

Ekonomisti dhe studiuesi i politikës amerikane, Ernest Nasto foli në studion e Radar në Abc për situatën politike në SHBA, duke mos lënë pa përmendur as rrymat ekstreme të majta dhe të djathta në vend.

Teksa komentoi fjalimin e 1 shtatorit të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili sulmoi hapur lëvizjen ekstreme të majtë “Maga” që mbështet ish-presidentin Donald Trump, Nasto pohoi se Maga është rrezik për rendin kushtetues në Amerikë.

Sakaq ai tha se vetë profili i Biden karakterizohet ekstrem, bashkë me figurën e Donald Trump . Përveç lëvizjes ekstreme Maga, Nasto tha se në SHBA, operojnë lëvizje ekstreme të djathta, të cilat ndryshe nga lëvizja e majtë i dedikohen një kauze konkrete dhe jo një individi.

Sipas analizës që eksperti bëri në Radar, lëvizjet e djathta besojnë se sistemi amerikan është në thelb shtypës dhe i padrejtë. Ata besojnë se çdo lloj marrëdhënie në shoqëri është e destinuar për të qenë shtypëse , njëra palë do jetë i shtypuri, tjetri shtypësi.

Për këtë arsye ai thotë se këto lëvizje ekstreme kërcënojnë integritetin e parimeve themelore ,mbi të cilat është ndërtuar qytetërimi perëndimor.

“Kërcënimi që vjen nga e majta është një lëvizje që është po aq autoritare sa Maga, por përkushtimin nuk e kanë ndaj një individi por ndaj një ideologjie. Pikëpamja e kësaj filozofie është që sistemi është racist, shtypës që në krijim. I gjithë qytetërimi perëndimor është ngritur mbi patriarkalizmit, racizmit dhe kolonializmit. Çdo lloj marrëdhënie i shohin si shtypëse, njeriu sipas tyre është i futur në një kategori ose është i shtypur ose shtypës. Nëse je i bardhë dhe nuk je gay je në kategorinë e shtypësve. Kjo heq lirinë e fjalës dhe gjithë suksesi i qytetërimit në perëndim janë në rrezik sepse na dolën që qenkan shtypëse”, tha Nasto./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!