Albin Kurti dhe qeveria e tij me vendimet e tyre të njëanshme kanë bërë që marrdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të bien në pikën më të ulët historike që prej shpalljes së pavarësisë.
Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobal deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës në Serbi këtë të premte se Albin Kurti me lëvizjet e tij të pakordinuara me partnerët ndërkombëtar po minon dialogun Kosovë Serbi për të cilin Washingtoni ka angazhim maksimal së bashku me Bashkimin Europian.
“Jemi të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punon me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun për ndërmjetësimin e marrdhënieve me Serbinë, dialog për të cilin SHBA janë plotësisht të përkushtuar. Ambasadori ynë në Prishtinë Jeffrey Hovenier e ka thënë më së miri se e gjitha kjo ndikon në mundësitë tona për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik.”
Escobar deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit nuk po i lë asnjë mundësi Washingtonit që të punojë për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Sa herë që flasim për Kosovën me partnerë të tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata na përmendin se Kosova nuk i përmbush detyrimet që ka bazuar në dialogun e mbështetur nga Bashkimi Europian. E gjitha kjo na vështirëson që të mbrojmë me argumente se përse Kosova duhet që të anëtarësohet në BE, NATO, Këshillin e Europës apo edhe në organizata të tjera.”
Escobar deklaroi se çështja e Dinarit mund të zgjidhej përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian , ndërsa tha se Qeveria e Kosovës nuk la asnjë formë alternative që Serbët e Veriut të merrnin mbështetjen që iu takon nga Beogradi Zyrtar.
“Kosova duhet të themelojë Acociacionin e Komunave me shumicë Serbe që është një detyrim i saj dhe të zgjidhë çështjen e dinarit në mënyrë transparente. Si mund të ndryshohej kaq papritur Ligji për Rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovës? Institucionet përgjegjëse nuk i befasojnë qytetarët me ndryshime administrative që dëmtojnë jetën e tyre të përditshme. Kosova nuk ka dhënë asnjë alternative mbi çështjen e dinarit.”
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi përgjatë intervistës së tij se Serbia po bën hapa përpara sa i përket njohjes së Kosovës nëpërmjet vendimeve që Beogradi Zyrtar mori për njohjen e targave dhe mjeteve të identifikimit për shtetasit e Kosovës.