Dy shqiptarë të moshës 21 dhe 29 vjeç janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Të dy të pastrehë, u arrestuan në flagrancë pas lëvizjeve të dyshimta të vëna re nga policia e cila vendosi t’i kontrollojë.
Gjatë kontrollit njëri prej djemve ka tentuar të fshehë një zarf të mbyllur, në të cilën u gjet 1 gram kokainë. Pas gjetjes së kësaj sasie të vogël, policia kuptoi se ata mund të fshihnin dhe sasi më të mëdha dhe thelluan kontrollin në mjetin e tyre.
Gjatë kontrollit, u gjetën 22 doza që përmbanin 17 gramë kokainë brenda. Gjithashtu janë gjetur edhe dy aparate celularë dhe 1000 euro cash, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i tregtimit. Të rinjtë shqiptarë janë dërguar në burg./Abcnews.al/