Lëvizje te Shqipëria U21, Bushi fton edhe dy lojtarë nga Superiorja

schedule08:58 - 30 Gusht, 2020

schedule 08:58 - 30 Gusht, 2020

Lëvizje te Shqipëria U21. Trajneri Alban Bushi ka ftuar edhe dy lojtarë të tjerë të Superiores për ndeshjet me Austrinë dhe Andorrën. Të dy janë pjesë të Bylisit, ndërkohë që më parë kanë luajtur edhe me Laçin.

Bëhet fjalë për anësorin e djathtë, Andi Hadroj, dhe mesfushorin Serxho Ujka. Ata kanë luajtur rregullisht me ballshiotët në Superiore dhe tani janë ftuar nga Shqipëria U21, çka është një arritje për dy të rinjtë.

Shqetësimi i Bushit është Eljon Sota, mbrojtësi i Apolonisë që pas testit serologjik iu gjetën antitrupa të COVID-19 dhe më pas ka bërë tamponin, për të parë nëse është ende i infektuar. Sot pritet përgjigja e testit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!