Lëvizje surprizë, Dinamo blen mbrojtësin e Shqipërisë U21

schedule09:41 - 20 Gusht, 2022

schedule 09:41 - 20 Gusht, 2022

Dinamo kërkon të bëhet një klub që shet futbollistë. Simon Simoni është një nga ata që ka pasur oferta për t’ u shitur jashtë vendit, por ende nuk është konkretizuar.

Aksioneri i ri i bluve, Kristjan Gjidodaj, së fundmi ka bërë një lëvizje dhe ka blerë për llogari të Dinamos kartonin e mbrojtësit Albion Marku nga Lokomotiva e Zagrebit, shkruan “Panorama Sport”.

Njohja e tij me Markun, pasi janë të dy me origjinë nga Mirdita, ka pasur ndikimin e vet në këtë marrëveshje, shifrat e të cilës nuk janë zbuluar.

Shanset janë që Dinamo ta huazojë mbrojtësin e krahut të djathtë dhe më pas verën e ardhshme ta shesë, ose ta rikthejë në ekip për të pretenduar trofe pas ngjitjes në elitë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!