Partizani pritet të përballet me disa largime këtë verë dhe drejtori Olsi Rama e trajneri Ilir Daja do provojnë t’i zëvendësojnë me lojtarë të tjerë po aq cilësor, ndoshta edhe më të mirë.
Në medie që nga dita e djeshme po qarkullon një emër shumë i njohur, që do ishte një afrim “big” për Kategorinë Superiore. Sipas raportimeve të ndryshme, Migjen Basha ka akord paraprak me Partizanin.
34-veçari ka vendosur të luajë në Shqipëri, por ende nuk ka akord në lidhje me anën financiare dhe negociatat vazhdojnë. Ardhja e tij do rriste shumë forcën e Partizanit.
Në sezonin e fundit Basha ishte pjesë e Xamax në Zvicër dhe luajti në 24 ndeshje (gjysmën nga stoli), duke dhuruar 1 asist. Te Partizani ai dO ketë më shumë hapësira dhe rol kryesor. Basha ka luajtur 33 ndehsje kombëtaren dhe ka shënuae 3 gola./abcnews.al