Lëvizje “blic” te Partizani, sulmuesi kryesor lë skuadrën para Vllaznisë

schedule15:11 - 30 Janar, 2021

schedule 15:11 - 30 Janar, 2021

Një lajm i bujshëm vjen nga kampi i Partizanit para ndeshjes delikate të nesërme ndaj Vllaznisë. Supersport mëson se Theophilius Solomon është larguar nga të kuqtë ditën e sotme.

 

Gjatë ditëve të fundit ai përflitej për një shitje të mundshme te Nefcthi Baku për rreth 60 mijë dollarë, por në fund largimi i tij ka ndodhur në një mënyrë më pak të favorshme për Partizanin.

Sulmuesi është larguar si lojtar i lirë, duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit. Në orët në vijim pritet zyrtarizimi i klubit, por e sigurt është se nigeriani nuk do të jetë nesër në dispozicion të trajnerit Daja.

25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të paguar të klubit të kuq, teksa kontributi i tij në gola nuk e justifikonte investimin e klubit për të. Këtë sezon ai luajti 15 ndeshje dhe shënoi 3 gola. /abcnews.al