Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një protestë paqësore në Prishtinë, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Gjithashtu u kërkua dhe largimi i prokurorëve të emëruar politikisht.
Nën thirrjet, “Lumez Ik” ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ata kanë kërkuar largimin edhe të prokurorëve të emëruar politikisht si dhe nisjen e hetimeve të skandaleve siç u tha të kësaj qeveria korruptive si dhe hetimin e pasurisë së paligjshme.
Gjatë protestës disa studentë të fakultetit juridik kanë simuluar duke luajtur rolin e gjyqtarët dhe duke dënuar kështu presidentin, kryeparlamentarin, kryeprokurorin Lumezi dhe Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn.
Protestat e lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndalen me kaq. Ata kanë paralajmëruar protesta edhe në të ardhmen derisa sipas tyre qëllimi I qytetarëve të Kosovës të realizohet. /abcnews.al