Ashtu siç ishte paralajmëruar, operacioni i kalimit të mundshëm të Kylian Mbappe në Madrid është kthyer në një lojë të gjatë shahu. Real Madrid ka bërë ofertë zyrtare prej 170 milionësh në dorë dhe 10 në formën e bonuseve, por PSG nuk është përgjigjur ende.
Deri sot mediet spanjolle raportuan se mbrëmja e sotme ishte afati i fundit për përgjigjen e parizienëve, në të kundërt operacioni dështonte.
Por nuk do ndodhë kështu. Mësohet se Real Madrid ka vënë ditën e nesërme si datën e fundit, madje ka caktuar orën 18:00 si momentin e fundit kur ata presin përgjigje.
Sa e realizueshme do jetë kjo? Aq sa ishte afati i mëparshëm. E sigurt është afati i fundit për këtë operacion do jetë ora 23:59 e datës 31 gusht, kur mbyllet merkatoja. Pjesa tjetër është lëvizje shahu. /abcnews.al