Lëvizin falas, zbuloni shtetin që ka bërë revolucion në trasportin publik

schedule08:35 - 1 Mars, 2020

schedule 08:35 - 1 Mars, 2020

Luksemburgu është shteti i parë në botë ku ka vendosur që transporti publik të jetë falas për të gjithë. Mediat vendase raportojnë se një vendim i tillë duket se është marrë si një masë parandaluese për ndotjen e ambjentit, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Ndërkohë me pagesë do të jetë vetëm bileta e trenit të klasit të parë dhe kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milion € në vit, do të përballohet tërësisht nga shteti.

Ministri i Transportit në Luksemburg François Bausch ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”. Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione. Gjithashtu qeveria e Luksemburgu ka njoftuar se deri në vitin 2027 investimet prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!