Lëvizi syrin në mënyrë të pakontrolluar, zbulohet gjendja e rrallë e cila vuan Katy Perry

schedule14:18 - 26 Tetor, 2022

schedule 14:18 - 26 Tetor, 2022

Paraqitja e fundit e Katy Perry ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj. Ajo po mbante një koncert në Las Vegas, kur papritur, teksa shikonte fansat e saj, syri lëvizte në mënyrë të pakontrolluar. Edhe pse u përpoq ta kthente syrin në normalitet, ajo përdori dorën për të kthyer qepallën në gjendjen natyrale.

Disa kanë komentuar se kjo simptomë mund të jetë tregues i paralizës së fytyrës (diçka si ajo që pësoi Justin Bieber) apo edhe një goditje të lehtë. Mirëpo, në “American Idol”, ku këngëtarja ka marrë pjesë si gjyqtare, ajo zbuloi disa gjëra për një problem shëndetësor nga i cili vuan.

Më konkretisht, ajo deklaroi se që e vogël vuante nga ambliopia, një gjendje e lindur që e bën njërin nga sytë jofunksional, si në shikim ashtu edhe në lëvizje. “Më tallnin gjatë gjithë kohës për syrin tim dembel”, i tha ajo asokohe një konkurrenti që vuante nga një gjendje e ngjashme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!