Leverkusen “tremb” Gjermaninë/ Kampionët arrijnë fitore spektakolare në Dortmund

schedule15:39 - 11 Janar, 2025

schedule 15:39 - 11 Janar, 2025

Sukses i madh dhe paralajmërim.

E tillë fitorja e Leverkusenit në një fushë aq të vështirë sa ajo e Dortmundit, dhe padyshim Bajerni nuk e konsideron aspak të mbyllur çështjen e titullit në Bundesligë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë ia dolën 3-2 në “Signal Iduna Park”, përpara atij që quhet “Muri i verdhë” i tifozëve vendas, ndërsa atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme me 80 000 spektatorë.

Kjo, sidoqoftë nuk e pengoi skuadrën e trajneri Shabi Alonso që pati në fushë Granit Xhakën.

Kapiteni shqiptaro-zviceran i Zvicrës ia doli të linte pas dëmtimin.

Më i miri ishte sulmuesi çek, Patrik Shik autor I dy golave, ndërsa plot 5 rrjeta u shënuan që në 19 minutat e para.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Leverkusenit në Bundesligë, dhe e 10-ta radhazi bashkë me Championsin e Kupën e Gjermanisë.

Gjithsesi, pati polemika për mungesën në formacion të yllit kryesor, sulmuesit Florian Virc, duke dyshuar për çështje disiplinore.

Trajneri Shabi Alonso jep sqarimin e tij.

“U krijua një situatë para ndeshjes që ata u bllokuan për një kohë të gjatë në trafik në një urë. Ata mbetën gjatë aty dhe erdhën direkt në Dortmund. Unë doja që lojtarët e mi t’i kishin gjërat e qarta para ndeshjes, ta dinin se çfarë duhej të bënin. Florianit iu desh kohë të bashkohej me shokët. Unë e di sesa I rëndësishëm është ai për ekipin, por ai nuk mundi të merrte udhëzimet e mia për ndeshjen. Nuk është problem disiplinor. Vendosa që ai të luante në pjesën e dytë, sepse sërish mund të na ndihmonte. Ishte vendimi im”.

Leverkusen ka 35 pikë, duke qenë në vend të dytë të Bundesligës, fare pranë Bajernit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!