Leverkusen në “pole position”, titullin e “Aspirinave” e mbështesin statistikat

schedule12:56 - 20 Shkurt, 2024

schedule 12:56 - 20 Shkurt, 2024

Mund të konsiderohen me plot gojë, skuadra më e mirë e momentit në Evropë. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen po vazhdojnë marshimin drejt titullit të parë kampion, të Bundesliga, në historinë e tyre dhe e gjithë kjo është padyshim merita e teknikut, Xabi Alonso, me spanjollin, i cili ka gjetur “formulën” e duhur, për të mbajtur skuadrën e tij të pamposhtur deri në këtë pikë të sezonit.

Falë qëndrimit të pamposhtur, “Aspirinat” e shohin veten plot 8 pikë larg “Bavarezëve” të Bayern Munich, me këta të fundit, që po kalojnë momentin më të keq, të të paktën këtyre 10 viteve të fundit, teksa kanë regjistruar 3 humbje radhazi, mes kampionatit e Champions League, gjë që nuk ndodhte, që prej viti 2017 e asokohe humbjet regjistroheshin, në turne miqësor.

Në të tilla rrethana, në Gjermani janë të bindur se Leverkusen do të marrë titullin e Bundesliga, teksa në të shkuarën sa herë që një skuadër ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh ka arritur gjithnjë të ruajë vendin e parë deri në fund, megjithatë deri në fund, Leverkusen ka dhe 12 ndeshje ku ndër objektivtat kryesorë të “iberikut” të pankinës është edhe qëndrimi si i pamposhtur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!