Leverkusen, Granit Xhaka: Jemi krenar për pozicionin ku ndodhemi, por nuk ka mbaruar asgjë ende

schedule22:33 - 4 Mars, 2024

schedule 22:33 - 4 Mars, 2024

Granit Xhaka nuk merr asgjë si të mirëqenë pas përvojës së tij me Arsenalin, pavarësisht epërsisë prej 10 pikësh të Bayer Leverkusen në krye të Bundesligës.

Xhaka ka luajtur një rol kyç në ecurinë e jashtëzakonshme të pamposhtur të Leverkusenit drejt titullit. Leverkusen ka krijuar distancë prej 10 pikësh, por mesfushori zviceran është i kujdesshëm dhe i frikësohet ndonjë kapitullimi, një fat që ai pati sezonin e kaluar me Arsenalin, pasi “Topçinjtë” ia dorëzuan Manchester Cityt titullin e kampionit.

Duke folur për “ESPN” pas fitores 2-0 të së dielës ndaj Kolnit me 10 lojtarë, Xhaka tha: “Ne duhet të jemi krenarë për pozicionin tonë, por asgjë nuk është fituar ende, po flas nga përvoja ime e sezonit të kaluar në Arsenal. Ne kishim një avantazh të ngjashëm me pikët ndaj ekipit të dytë dhe ne nuk e fituam ligën, kështu që unë e di këtë përvojë dhe e kam ndarë me dhomën e zhveshjes. Dhjetë pikë janë shumë kur të mbeten 10 ndeshje, por kanë mbetur edhe 30 pikë të marrë kështu që nuk ka mbaruar”, ka thënë Xhaka.

Arsenali kishte tetë pikë epërsi ndaj City në një fazë në sezonin 2022-2023, përpara një kolapsi në fund të sezonit. “Topçinjtë” ishin në krye ta tabelës për 248 ditë gjatë sezonit.
Jo befasisht, Xhaka do të jetë i etur për të shmangur një përsëritje të tillë. Me fitoren ndaj Kolnit, Leverkusen rriti epërsinë e tyre në renditje në 10 pikë, pasi Bayern u ndal me barazim nga Freiburgu të premten mbrëma./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!