Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Leverkusen fitoi titullin historik, Bayern Munich uron kundërshtarin në një mënyrë të veçantë

schedule12:30 - 15 Prill, 2024

schedule 12:30 - 15 Prill, 2024

Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani, për herë të parë në historinë e këtij klubi.

“Aspirinat” kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm duke i dhënë fund sundimit të Bayern Munich pas 11 titujve radhazi në Bundesliga. Edhe pse kanë mbetur 5 ndeshje deri në përfundim të sezonit, Leverkusen nuk ka asnjë humbje, por 25 fitore dhe katër barazime.

Bayern Munich ka treguar se është një klub i madh, pasi ka uruar kundërshtarit të tyre për këtë sukses historik.



“Urime Bayer Leverkusen për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të jashtëzakonshëm të treguar nga ata. Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, shkruhej në urimin e Bayern Munich./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!