Leverkusen e Stuttgart vijojnë triumfet, “demat” e Leipzig kthehen te fitorja ndaj Darmstadt

schedule19:49 - 21 Tetor, 2023

schedule 19:49 - 21 Tetor, 2023

Bayer Leverkusen regjistroi fitoren e katërt radhazi në Bundesligë teksa të besuarit e trajnerit Xabi Alonso mposhtën në transfertë me shifrat 1-2, Wolfsburg. “Aspirinat” konfirmojnë formën mjaft të mirë të këtij sezoni dhe me 22 pikë vijojnë të mbajnë kreun e kampionatit duke rezultuar një surprizë e bukur në këtë fillim sezoni. Ndërkohë, për Wolfsburg ishte disfata e dytë radhazi që mbetet në vendin e nëntë me 12 pikë.

Sakaq, u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi Leipzig që mposhti në transfertë Darmstadt me shifrat 1-3. Openda me një dygolësh dhe Forsberg ishin ata që i dhuruan tre pikë Leipzig që ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë ndërsa Darmstadt mbetet me shtatë pikë në vend të 11.

Në ndeshjet e tjera, Freiburg fitoi me shifrat 2-1 ndaj Bochum, Hoffenheim u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 ndaj Eintracht Frankfurt ndërsa Union Berlin u mposht 0-3 nga Stuttgart.

SHIKONI GOLAT: 

Darmstadt 1 – 3 Leipzig

Wolfsburg 1 – 2 Bayer Leverkusen

Hoffenheim 1 – 3 Eintracht Frankfurt

Union Berlin 0 – 3 Stuttgart

Freiburg 2 – 1 Bochum