Efektivët e sigurisë kanë kryer një kontroll “blic” në burgun e famshëm grek të Koridalos, në të cilin gjenden të dënuar një numër i madh shqiptarësh.
Siç raportojnë mediat greke, operacioni i kërkimit në dhomat e të burgosurve është duke vijuar, ndërsa deri më tani janë gjetur drogë, shufra, celularë dhe karikues, mjete të mprehta, etj.
Kontrollet filluan pas sherreve të shumta në burg dhe përdorimit të mjeteve të mprehta gjatë konflikteve mes të burgosurve, raporton abcnews.al.
Sasia e kapur e drogës është relativisht e lartë për një burg. Bëhet fjalë për 5.3 kilogram hashash dhe dy kuti me drogëra të tjera sintetike.
Madje, në burg është kapur edhe një pasaportë gjeorgjiane si edhe shtatë pasqyra që përdorëshin për të vëzhguar gardianët e burgut gjatë turneve. /abcnews.al