Gazetarja Mirela Milori ka patur të ftuar gazetarin Mentor Kikia. Gazetari ka analizuar lëvizjen e radhës së kryeministrit Rama ku përmes një letre të hapur, ditën e sotme, i është drejtuar Lulzim Bashës për një dialog pa kushte të qeverisë dhe Partisë Demokratike.
Sipas Kikisë, paralajmërimet e Lulzim Bashës duhen marrë seriozisht pasi deri më sot situata ka ardhur duke u agravuar. Për Kikinë, Rama është një politikan i përgjegjshëm i cili po përpiqet të ezaurojë të gjithë rrugët që i dikton ligji për tu ulur në dialog me opozitën. I pyetur nga Mirela Milori, se si e sheh këtë hap të Ramës, Mentor Kikia tha:
Mirela Milori: Nëse do analizojmë letrën e Ramës, ai aty konsideron pengesë apo vështirësi, që palët të ulen për të biseduar çështjen e zgjedhjeve. Si e sheh këtë hap të Ramës?
Mentor Kikia: Gjithsesi, nuk do të ketë një marrëveshje. Basha nuk ka zgjidhje tjetër sepse ai ka hyrë në një rrugë njëkalimshe vetëm me një kusht, të ikë Rama si kryeministër, kjo është barriera e madhe që nuk do të ketë negociata dhe ndaj nuk do të ketë marrëveshje sepse nëse Basha futet në një marrëveshje me Ramën atëherë ai ka falimentuar totalisht, personalisht bashkë me partinë demokratike.
Mirela Milori: Pse e bën rama këtë letër publike?
Mentor Kikia: Rama është politikan i përgjegjshëm dhe pavarësisht se kush i ndërmerr aktet e dhunës sot apo ajo që paralajmërohet në 30 qershor, qeveria nuk mund të thotë që sdi gjë cpo ndodh. Rama ka përgjegjësi politike dhe morale nëse gjërat nuk shkojnë mirë në këtë vend për pasojë është detyra e tij të lëshojë apo tërheqë perin në varësi të situatës politike që për hir të së vërtetës është tmerrësisht e tendosur si asnjëherë. shpresoj që ajo që Rama po bën të mos jetë thjesht një përpjekje edhe për të bindur ndërkombëtarët që ai po i ezauron të gjitha mundësitë.
Opozita nuk është më duke luajtur me bllofe, të gjitha paralajmërimet e saj për intensifikim të dhunës janë bërë realitet dhe paralajmërimet e Bashës duhen marrë seriozisht.
Mirela Milori: Po përgatitet Rama me anë të kësaj letre apo qasje politike që në 30 qershor të jetë i qartë dhe i saktë?
Mentor Kikia: kjo është një luftë sa me molotov në terren aq edhe politikisht në zyra me shkresa dhe fakte. ka një mbështetje ndërkombëtare shumë të madhe, është duke restauruar një pjesë të mirë të kodit penal që parashikon veprimet e dhunshme. Hap tjetër është beteja publike që ai po ezauron i bindur tërësisht që zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. ai kërkon të jetë i qartë publikisht se ligji është ky dhe ai është i detyruar ta zbatojë, pra po thotë se ai ka ezauruar të gjitha mundësitë për tu ulur në tryezë./abcnews.al