Letra e politikanëve perëndimorë reagon Bërnabiç: Dëshmi që Kurti ka përkrahjen e tyre

schedule12:05 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:05 - 8 Gusht, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj letrës së deputetëve të BE-së dhe amerikanëve që kërkojnë masa më të forta ndaj Serbisë, duke thënë se është e mirëseardhur pasi është “provë e gjallë” që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të vërtetë gëzon mbështetje dhe inkurajim të plotë për minimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Brnabiç përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë letrën e publikuar nga  Alisia Kearns, e cila drejton Komisionin për Punë të Jashtme në Britani të Madhe, duke thënë se ajo ishte e “mirëseardhur”

Kjo letër dhe këto postime nga Alicia Kearns Komisioni për Punë të Jashtme në Britani, Michael Roth Komisoni për Punë të Jashtme në Gjermani dhe Komisioni për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, janë më se të mirëseardhura, pasi sigurojnë prova të gjalla që Kurti me të vërtete ka përkrahjen e plotë dhe kurajon për ta minuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar Bërnabiç.


Reagime të tjera nga Serbia ka pasur edhe një ditë më parë. Kryediplomati serb, Ivica Daciç është hidhëruar më së shumti me nënshkrimin e vënë nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, sepse në letër përmendet se “Kosova është shtet sovran”. Sipas Daciçit, Ukraina i bën dëm vetës, nëse e pranon pavarësimin e Kosovës.

Ndërkohë kujtojmë se letra e përbashkët është dërguar nga dhjetëra deputetë evropianë dhe amerikanë, zyrtarëve të SHBA-së, Evropës dhe Britanisë së Madhe duke kërkuar që të rishqyrtojnë politikën ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Letra është nënshkruar nga kryetarët e komisioneve të politikës së jashtme të parlamenteve të 10 vendeve, si dhe 56 parlamentarë të tjerë nga shumë vende, si dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, mes tyre edhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Britanisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!