Irani e konsideron “vetëmbrotje” sulmin me raketa ndaj bazave amerikane

schedule08:51 - 9 Janar, 2020

schedule 08:51 - 9 Janar, 2020

Ambasadori  i Iranit i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të SHBA dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit duke i quajtur raketat një veprim “të matur dhe proporcional” të “vetëmbrojtjes”.

Në letër thuhet se sulmet e raketave kishin në shënjestër bazën ushtarake ku ishte nisur sulmi kundër gjeneralit iranian Soleimani, dhe thuhej: “Operacioni ishte i saktë dhe synonte bazat ushtarake duke mos lënë dëme kolaterale ndaj civilëve dhe pasurive civile në zonë”.

Letra vjen pasi sekretari i përgjithshëm i SHBA Antonio Guterres tha përmes një zëdhënësi se ai është i shqetësuar për ndikimin që konflikti midis SH.B.A-së dhe Iranit mund të ketë tek njerëzit e Irakut.

“Është detyra jonë të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur një luftë që bota nuk mund ta përballojë. Ne nuk duhet të harrojmë vuajtjet e tmerrshme njerëzore të shkaktuara nga lufta. Si gjithmonë, njerëzit e zakonshëm paguajnë çmimin më të lartë,” Zëdhënësi i KB, Stephane Dujarric u tha gazetarëve. “Për Sekretarin e Përgjithshëm, është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë sovranitetin dhe unitetin e Irakut.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!