Letra e babait për fëmijën e tij: 9 këshilla për jetën dhe paratë, që njerëzit i mësojnë shumë vonë

schedule11:52 - 27 Qershor, 2022

schedule 11:52 - 27 Qershor, 2022

Nga Morgan Housel, CNBC

Më 3 qershor 2019, unë dhe gruaja ime i uruam mirëseardhjen në jetë vajzës tonë. Ajo është mjaftueshëm e rritur për të ecur kështu që puna e saj (kryesisht të hajë dhe të flejë) nuk është se ka ndryshuar shumë.

Por, një ditë, ajo do të ketë nevojë për për para dhe këshilla me vlerë për jetën. Si një baba që ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke studiuar dhe shkruar për paratë,  ajo që vajza ime  duhet të ketë parasysh prej meje janë këshillat finaciare, sjellja dhe biznesi.

  1. Mos nënvlerësoni rastësitë në jetë

Është e lehtë të supozojmë se pasuria dhe varfëria shkaktohen nga zgjedhjet që ne bëjmë në jetë por është edhe më e lehtë të mos i japim rëndësinë e duhur rastësisë. Familjet, vlerat, vendet dhe brezat ku kemi lindur, si dhe njerëzit që takojmë gjatë gjithë jetës, luajnë të gjithë një rol të rëndësishëm në rezultatet tona sesa shumica e njerëzve mendojnë, raporton abcnews.al.

Ndërsa duhet të besoni në vlerat dhe shpërblimet e punës së palodhur, është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se jo i gjithë suksesi është rezultat i punës dhe se varfëria nuk vjen vetëm si pasojë e dembelizmit.

Kijeni këtë parasysh kur filloni të krijoni opionione për të tjerët, duke përfshirë edhe veten tuaj.

  1. Vlera më e lartë është aftësia për të kontrolluar kohën.

Të jesh në gjendje të bësh atë që dëshiron, kur të duash, ku të duash, me kë të duash dhe për aq kohë sa dëshiron, ofron një nivel të qëndrueshëm lumturie që as gjërat më të bukura nuk mund ta ofrojnë kurrë.

Kënaqësia e të pasurit gjëra të bukura venitet shumë shpejt. Por një punë me një orar fleksibël dhe një udhëtim i shkurtër nuk do të dalë kurrë nga moda. Të kesh kursime të mjaftueshme dhe mundësi gjatë një emergjence gjithashtu nuk do të dalë kurrë nga moda.

Të jesh në gjendje të dalësh në pension kur të duash, do të thotë se nuk do të plakesh kurrë. Arritja e pavarësisë është qëllimi ynë përfundimtar në jetë. Por pavarësia nuk është “gjithçka ose asgjë” – çdo dollar që kurseni është si të zotëroni një pjesë të së ardhmes suaj që në të kundërt mund të menaxhohej nga dikush tjetër, bazuar në prioritetet e tyre.

  1. Mos u llastoni

Askush nuk mund ta kuptojë vlerën e lekut pa përjetuar edhe një herë faktin se çdo të thotë të jesh pa lek. Kështu që ndërsa prindërit do të bëjnë gjithmonë më të mirën për t’ju mbështetur, ne nuk do duhet t’ju  llastojmë.

Të mësosh se nuk mund të kesh gjithçka që dëshiron është mënyra e vetme për të kuptuar nevojat kundrejt dëshirave.

Kjo nga ana tjetër do t’ju mësojë të kuptoni menaxhimin, kursimin dhe të vlerësoni atë që tashmë keni. Të dish se si të kursesh është një nga aftësitë thelbësore të jetës që do të jetë e dobishme gjatë uljeve dhe ngritjeve të pashmangshme të jetës.

  1. Suksesi nuk vjen gjithmonë nga veprime të mëdha.

Rikujtojmë përkufizimin e Napoleonit për një gjeni, i cila thonte se një gjeni është personi i cili mund të bëjë diçka kur të gjithë të tjerët rreth tij nuk munden ta bëjnë.

Menaxhimi i parave është i njëjtë. Ju nuk keni nevojë të bëni gjëra të mahnitshme për të fituar një vend të mirë me kalimin e kohës, thjesht duhet të mos zhgënjeni vazhdimisht për periudha të gjata kohore.

Shmangia e gabimeve katastrofike (më e madhja prej të cilave janë borxhet) ka më shumë vlerë se çdo bakshish.

  1. Jetoni me aq sa keni mundësi

Aftësia për të jetuar me aq sa keni mundësi është një nga levat më të fuqishme financiare. Personi që fiton 50,000 dollarë në vit, por ka nevojë vetëm për 40,000 dollarë për të qenë i lumtur, është më i pasur se personi që fiton 150,000 dollarë, por ka nevojë për 151,000 dollarë për të qenë i lumtur.

Investitori që fiton prej 5%, por ka shpenzime të ulëta, mund të jetë më mirë se investitori që fiton 7% në vit, por ka nevojë për çdo qindarkë prej tij. Sa fitoni nuk përcakton se sa keni, dhe sa keni nuk përcakton se sa keni nevojë.

  1. Është diçka normale të ndryshosh mendim

Pothuajse askush nuk e ka kuptuar se çfarë do të thotë të jetosh në moshën 18-vjeçare, kështu që nuk është fundi i botës nëse zgjidhni një degë që nuk ju pëlqen. Ose nëse diplomoheni për një fushë për të cilën nuk jeni 100% të pasionuar.  Ose nëse  investoni në një karrierë dhe më vonë vendosni që dëshironi të bëni diçka tjetër.

Është mirë të pranoni se vlerat dhe qëllimet tuaja kanë evoluar. Të pranosh  veten ashtu siç je edhe me ndryshimet gjatë kalimit të kohës është një superfuqi, veçanërisht kur je i ri, raporton abcnews.al.

  1. Çdo gjë ka një çmim.

Çmimi i një karriere është koha larg miqve dhe familjes. Çmimi i fëmijëve të llastuar është që që ata jetojnë një jetë të mbrojtur. Çdo gjë e vlefshme vjen me një çmim, dhe shumica e këtyre çmimeve janë të fshehura. Ndonjëherë ia vlen të paguash, por kurrë nuk duhet të injorosh kostot e tyre të vërteta.

Pasi ta pranoni këtë, do të filloni t’i shihni gjërat si koha, marrëdhëniet, autonomia dhe kreativiteti si monedha që janë po aq të vlefshme sa paraja.

  1. Paratë nuk janë kryesorja në rrugën drejt suksesit.

Warren Buffett dikur tha: Suksesi i vërtetë në jetë është kur njerëzit që ju doni, ju duan më të vërtetë. Dhe kjo dashuri vjen nga mënyra se si i trajtoni njerëzit, dhe jo nga niveli juaj i vlerës neto.

Paratë nuk do të ofrojnë gjënë që ju (dhe pothuajse të gjithë të tjerët) dëshironi më shumë. Asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë mungesën e karakterit, ndershmërisë dhe ndjeshmërisë së vërtetë ndaj të tjerëve.

Kjo është këshilla më e rëndësishme financiare që mund t’ju jap.

  1. Mos pranoni verbërisht asnjë këshillë që ju jepet.

Të gjitha këshillat këtu, duke përfshirë këtë të fundit, janë gjëra që shumica e njerëzve i mësojnë shumë vonë në jetë.

Por mos ngurroni mos t’i merni parasysh. Bota juaj do të jetë ndryshe nga e imja, ashtu si e imja ka qenë ndryshe nga e prindërve të mi. Askush nuk është i njëjtë dhe askush nuk ka të gjitha përgjigjet e duhura.

Asnjëherë mos pranoni këshillat e askujt pa e kontekstualizuar me vlerat, qëllimet dhe rrethanat tuaja. Prindërit tuaj ju duan. Jemi shumë të lumtur që ju kemi. Ju lutem na lini të “flemë” të qetë.

/abcnews.al