Letonia mbyll dy pika kufitare me Rusinë

schedule19:22 - 16 Tetor, 2023

schedule 19:22 - 16 Tetor, 2023

Letonia ka mbyllur përkohësisht dy pika kufitare në përgjigje të vendimit të Rusisë për të kufizuar hyrjen e qytetarëve ukrainas në aeroportin e Moskës dhe një nga vendkalimet e saj me Letoninë, tha ministri i brendshëm i vendit.

Pikat e kontrollit Pendže dhe Vieduli të Letonisë “u mbyllën me sukses”, tha për Radion Letoneze ministri përgjegjës, Richards Kozlovskis.

Rusia njoftoi javën e kaluar se qytetarët ukrainas do të mund të hyjnë në territorin e saj vetëm përmes dy pikave kufitare, përkatësisht aeroportit Sheremetyevo të Moskës dhe pikës së kontrollit Vieduli me Letoninë.

Letonia, anëtare e BE-së. dhe NATO, kishte deklaruar në atë kohë se do të mbyllte postblloqet Pendenze dhe Vieduli. Tashmë, sipas informacioneve, në dy pikat e kontrollit janë vendosur blloqe betoni dhe rrotulla me tela me gjemba.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!