Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Letërsia nuk të jep famë të shpejtë”, Rita Petro: Rikthimi i lexuesve te autorët shqiptarë është një sinjal pozitiv

schedule20:46 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 20:46 - 16 Dhjetor, 2025

TIRANË– Shkrimtarja e njohur, Rita Petro, e ftuar në “Real Story” u shpreh se në letërsi nuk mund ta kesh famë të shpejtë në moshën 18-vjeçare, siç haset në disiplinat e tjera, konkretisht në sport.

Ajo thotë se një letërsi e mirë krijohet ngadalë dhe në këtë mënyrë lexuesin do ta kesh për një kohë të gjatë.

Megjithëse  ka shumë autorë në treg, Petro pohoi se interesi i publikut për autorët shqiptarë ka njohur rritje të admirueshme.

“ Në letërsi nuk është njëlloj sikur je këngëtar që mund ta kesh famën 18 vjeç, apo sikur je sportist. Në letërsi krijohet shumë ngadalë, nëse do një lexues që ta kesh gjithë kohën. Unë për vete këtë radhë në panair me ‘Poema e mungesës’ u çudita që edhe një emër me poemë, me vargje mund të merret.

Pra, varet edhe çfarë shkruajmë. Ka nga të gjithë llojet e autorëve, ka autorë që shumë shtëpi botuese i refuzojnë, por pozitive është vitet e fundit që ka një rikthim te autorët shqiptarë.

Gjithmonë kemi zgjedhur libra të autorëve të njohur në gjithë botën dhe ai konkurron me ty që je brenda një lokacioni të caktuar”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!