Kombi shqiptar humbi të hënën kolosin e madh të letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një pasuri të madhe brenda dhe jashtë vendit.
Për nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli dy ditë zi kombëtare, ndërsa të mërkurën Ismail Kadare do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës në Tiranë.
Po ashtu edhe Kosova ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare.
Ambasadori Albert Prenkaj, tha në “Ballkan Update” se shkrimtari Kadare ka rritur të aktualizojë çështjen e kombit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Ai përmendi rolin që ka luajtur Kadare në Marrëveshjen e Rambujesë dhe përpjekjet e tij për të bindur politikën tradicionale franceze proserbe, për atë se çfarë kishte shkaktuar pushteti i Ish-Jugosllavisë në Kosovë.
“Letrari i madh shqiptar Kadare ka arritur të aktualizojë çështjen kombëtare, si në Shqipëri, në mbylljen e Shqipërisë në kohën e diktaturës, por edhe ka aktualizuar Kosovën. Kadare ka qenë në Paris dhe Rambuje gjatë negociatave, dhe ka rritur që bindjen politike franceze tradicionale proserbe, ta informojë dhe ta bindë për veprat jo të mira që ka shkaktuar pushteti serb në Kosovë”, tha ai./ abcnews.al