Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Leskaj ikën 6 ditë para zgjedhjeve/ Kreu i PD Vlorë: Do vazhdoj fushatën deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri politik

schedule11:49 - 3 Nëntor, 2025

schedule 11:49 - 3 Nëntor, 2025

Bujar Leskaj braktis Sali Berishën.

Drejtuesi politik i Vlorës tërhiqet nga politika një javë para zgjedhjeve lokale. Megjithatë, Leskaj do të vazhdojë fushatën në Vlorë, derisa të gjendet një drejtues i ri.

Nga PD Vlorë, ende nuk ka një miratim për dorëheqjen e Leskajt.

“Leskaj diçka të tillë e bën 6 ditë para zgjedhjeve. Nga informacionet zyrtare nga PD Vlorë, deri në momentin e zyrtarizimit të  një kandidati tjetër, do jetë Leskaj. Kandidati i mbështetur nga PD për bashkinë është Dionis Sota , i cili doli fillimisht i pavarur. Është situatë e veçantë, jemi 6 ditë para zgjedhjeve të 9 nëntorit. Më është konfirmuar në mënyrë zyrtare nga PD Vlorë, nuk ka miratim të dorëheqjes së Leskaj. Derisa të ketë emër tjetër të zyrtarizuar, do jetë Leskaj që do drejtojë fushatën në Vlorë.”, raportoi ndër të tjera gazetari Elton Nika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!