Organizata Indiane për Kërkime në Hapësirë në bashkëpunim me gjashtë vende të tjera ka lëshuar në hapësirë satelitin britanik të quajtur “Big Brother”.
Sipas ekspertëve, ky satelit do të mundësojë fotografimin me ngjyra dhe regjistrimin me rezolucion të lartë të videove të planetit tonë nga hapësira.
“Big Brother” edhe pse akoma një prototip mundet që tani që të fotografojë ose regjistrojë video të personave të ndryshëm nga orbita.
Shkencëtarët arritën të vendosnin kontakt me satelitin brenda disa orësh që nga momenti i lëshimit.
Sipas BBC-së, “Big Brother” do të orbitojë në një lartësi prej 505 kilometrash nga Toka./abcnews.al