Breshka e rrallë e llojit kareta-kareta që u gjet dy javë më parë bë Kune Vain të Lezhës, është marrë nën kujdes shëndetësor nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Kjo agjensi bën të ditur se pas ndihmës mjekësore, ajo u lëshua në det. Por breshka u rikthye në pikën ku u lëshua. Ekspertët dyshojnë se breshka e rrallë ka humbur orientimin pasi është e sëmurë, e për pasojë janë thirrur në ndihmë mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare, për të përcaktuar diagnozën e saj dhe protokollin e shërimit. Breshka e llojit kareta-kareta është femër dhe ka një gjatësi prej 69 cm, e peshon 45 kg. /abcnews.al
Lëshohet në det dhe rikthehet sërish breshka Caretta Caretta
schedule22:44 - 11 Korrik, 2018
schedule 22:44 - 11 Korrik, 2018