Salvador Kaçaj është i bindur që Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, e ka bërë listën e Shqipërisë për ndeshjen e nesërme të solidaritetit. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ai ka folur për shumë gjëra.
“Shulku ka ofenduar ish-trajnerët e tij, Birçen dhe të tjerët. Listën e ka bërë eprori i tij, Duka. Lëri përrallat me mua. Të gjithë ata që janë kundër federatës nuk janë ftuar. Do të jem edhe unë, do të blej madje pesë bileta. Duhet të vijnë të gjithë dhe të mbështesin njerëzit që janë dëmtuar nga tërmeti”.
“Është shumë e rëndësishme dhe u them njerëzve të vijnë sa më shumë. Ata që e kanë organizuar vetëm humanë nuk janë dhe nuk e kanë mendjen te komuniteti”, shprehet Kaçaj.
“Sokol Kushta ka mundur Barcelonën. Kam luajtur me të në Qipro. Në Kosovë e prisnin se Mesia. Vata ka luajtur me Celtic, Demollari ka luajtur me Dinamo Bucurest. Pse nuk janë Perlat Musta dhe Jani Kaçi?”, thotë Kaçaj. /abcnews.al