“Lëreni të vdesë”, tre shqiptarë dhunojnë barbarisht bashkatdhetarin

schedule19:55 - 21 Qershor, 2022

schedule 19:55 - 21 Qershor, 2022

Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur brutalisht një bashkatdhetar 54-vjeçar.

Me të pandehurin e parë rreth fundit të prillit viktima ishte keqkuptuar. Që atëherë, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe ai nuk foli me të, ndonëse e provokonte çdo ditë, deri më 18 maj 2022, kur shkoi ta pyeste për arsyen e keqkuptimit.

Ka pasur një sherr verbal dhe dyshohet se viktima e ka kërcënuar duke i thënë “nëse merr telefon diku nuk do të lë të gjallë” dhe e ka ofenduar. Të nesërmen, të pandehurit kanë shkuar në mëngjes me rroba jo pune, dhe kanë sulmuar hotelin ku punonte viktima, duke mbajtur shkopinj me gozhdë, paleta të thyera dhe duke bërtitur në shqip se do ta vrisnin.

Në atë moment viktima ka qenë i vetëm kundër të treve dhe nuk ka pasur kohë për të reaguar

Në dy goditjet e para u përpoq të mbrohej dhe të zbuste sa më shumë intensitetin e tyre, duke vendosur duart para kokës. Herën e tretë që u godit, ai ra pa ndjenja në dysheme në një pellg gjaku. Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij, kanë vërejtur rrëmujën dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ai punonte, ndërsa i autori është larguar duke thënë “lere të vdesë”.

Më pas, dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Archangelos, ku është konstatuar një traumë e madhe mavijosje e kyçit temporomandibular dhe një çarje e kupolës së kafkës së të njëjtës zonë. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!