“Lëre fushatën“, Berisha “komedi” në Shkodër, thirrje kandidatit të Bashës: Mos u bëj shoku Xhemal

schedule17:03 - 12 Shkurt, 2022

schedule 17:03 - 12 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa prezantoi Bardh Spahinë si kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, pati një mesazh edhe për kandidatin e Lulzim Bashës, Xhemal Bushatin.

Berisha u shpreh se Bushati kishte bërë një zgjedhje të gabuar kur vendosi të mbështesë Bashën, ndërsa i ka bërë thirrje që ta ndërpresë fushatën.

Berisha tha se Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por ‘përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij’.

Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” (shkëputur nga komedia Kunati i shokut Xhemal) por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

“Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë. Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën. I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja”, u shpreh Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!