Përmes një postimi në facebook, kryesocialisti Rama kërkon votën e shqiptarëve për Shqipërinë në BE.
“VOTO 5
Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe ti skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës.”- shkruan Rama.