Lerda e Rama në spital, Teqja në gjendje të mirë

schedule15:36 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:36 - 10 Tetor, 2019

Aldo Teqja ra nga kati gjashtë në fundjavë dhe normalisht pati shumë panik për gjendjen e tij shëndetësore. Fatmirësisht për portierin e Partizanit rënia u amortizua nga pemët dhe tendat përpara pallatit të tij.

Teqja ka pasur kryesisht probleme me mushkëritë, për shkak se ka pësuar fraktura në brinjë. Tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ditën e sotme e kanë vizituar edhe përfaqësues të klubit të kuq. Mes tyre ishin edhe trajneri Franco Lerda dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, thuhet në komunikatën e fundit të Partizanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!