Niko Lera, drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, tregon në emisionin “Pressing” se çfarë ligjesh kanë kaluar dhe çfarë po diskutohet.
“Ne kemi filluar besoj në mars ose në prill punë pas një takimi me përfaqësuesit e klubeve. U punua për hartimin e akteve ligjore, kaluam ligjin për tatimin e të ardhurave, rritëm mundësitë e sponsorizimit. Kemi gati edhe ligje të tjera, janë në faza diskutimi.
Sponsorizimi dhe rritja e sponsorizimeve kanë kaluar si ligje, jemi në diskutim për privatizimet e klubeve. Dy ishin opsionet në lidhje me sponsorizimin. Opsioni që mbështet Ministria e Sporteve dhe klubet”, thekson Lera. /abcnews.al