“L’Equipe” publikon listën, Mbappe me shokë më të paguarit e Ligue 1

schedule18:16 - 21 Mars, 2024

schedule 18:16 - 21 Mars, 2024

“Ylli” fracnez, Kylian Mbappe mbetet lojtari më i paguar në Ligue 1 edhe dy vite pas rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe këtë gjë e ka zbuluar prestigjiozja francez, “L’Equipe”, që përveç pagës së sulmuesit  ka publikuar listën me lojtarët më të paguar në elitën e futbollit francez.

Megjithatë, jo vetëm Mbappe, por një pjesë e mirë e skuadrës së PSG-së janë pjesë e listës së lojtarëve që paguhen më shumë në Francë. Mbappe, raportohet se fiton deri në 6 milionë euro bruto në muaj, pas tij vijnë Ousmane Dembele dhe Marquinhos, me 1.12 milionë euro në muaj secili.

Top-10 është tërësisht e zënë nga futbollistët e PSG-së, me Lucas Hernandez dhe Milan Skriniar që fitojnë secili nga 1.11 milionë euro, Gianluigi Donnarumma është i 6-ti me 849,500 euro në muaj, Marco Asensio i 7-ti me 831,000 euro, Randal Kolo Muani i 8-ti me 750.000 euro, Achraf Hakimi i 9-ti me 738.600 euro dhe Nordi Mukiele i 10-ti me 700.000 euro. Teksa Layvin Kurzawa, një “fantazmë” për gati tre vjet, merr 500 mijë euro në muaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!