Lëpusha pa energji elektrike dhe e izoluar nga bora, banorët apel për ndihmë

schedule15:43 - 25 Janar, 2021

schedule 15:43 - 25 Janar, 2021

Moti i keq dhe reshjet e borës kanë lënë pa energji elektrike banorët e Lëpushës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se banorët kërkojnë  ndërhyrjen e qeverisë dhe të bashkisë së Malësisë së Madhe për rikthimin e energjisë elektrike.

Banorët shprehen se janë të rregullt në pagesën e faturave energjitike, ndërsa rrjeti i energjisë është i vjetëruar dhe pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit e kalojnë në errësirë.

Ndërkohë përveç mungesës së energjisë banorët e fshatit po përballen dhe me bllokimin e rrugëve për shkak të pranisë së borës. /abcnews.al