Të gjithë kundër Kylian Mbappe, Mbappe kundër të gjithëve. Pak kohë më parë Mbappe tërboi klubin dhe tifozët me deklaratën e tij për largim dhe ka qenë ai që e ka sjellë nga Monaco te PSG që ka reaguar, ish-drejtori sportiv Leonardo.
“Ai nuk është lider, për të mirën e PSG-së duhet të largohet. Nuk ka rëndësi se si, por duhet të largohet. Me sjelljen e tij në dy vitet e fundit ai ka treguar se është një lojtar i madh, por jo një lider. Është e vështirë të ndërtosh një ekip rreth tij.
Ai duhet të largohet, klubi ka ekzistuar para tij dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më pas”, është shprehur Leonardo./h.ll/abcnews.al