Leonardo është larguar nga PSG, me lajmet që qarkullonin në rrjet pre kohës, ndonëse zyrtarizimi nga klubi parizien ka munguar, ka qene vetë drejtori sportiv që ka konfirmuar largimin e tij.
Në një intervistë për “L’Equipe”, Leonardo ka treguar se nuk është i mërzitur që është larguar, ndërsa nuk harron të theksojë se është ai që solli Lionel Messin në Paris.
“E çuditshme? Jo. Më duket pak patetike. Nuk ishte e rëndësishme. Kishte emocion ditën që erdha dhe nuk ka tani që po iki. Largohem pa mërzitje, falënderoj klubin për këtë mundësi që më dha.
Mund të bëja më mirë, sigurisht. Por kur mendoj për vitet e mia te PSG shoh 7 tituj kampion, trofe të tjerë kombëtarë dhe finalen e Champions League.
Si dhe blerjen e Messit. Mbyllëm me sukses të vetmin transferim në karrierën e tij, transferimin e një lojtari që qëndron në Olimpin e futbollit, pas Pele dhe Maradonës. Mund të themi shumë gjëra, por në fund arritëm të blejmë Messin”, ka thënë Leonardo. /f.a/abcnews.al