Gjatë kampit stërvitor në Argjentinë, Leo jeton vetëm.
Rezulton se prej më shumë se një viti Leo Messi jeton vetëm në një dhomë kur vjen në kampin stërvitor të kombëtares argjentinase.
Sipas gazetarit Gaston Edoul, gjithçka ka të bëjë me fqinjin e mëparshëm të Leos, Sergio Aguero.
Më parë ata jetonin gjithmonë bashkë kur vinin në kombëtare. Por pasi Aguero përfundoi karrierën e tij, Leo nuk kishte shok dhomë. Dhe prej më shumë se një viti, gjatë ndeshjeve të Argjentinës, sulmuesi i PSG-së jeton i vetëm. /G.D abcnews.al/