Leo Messi ka vendosur, TVE zbulon çfarë i është thënë presidentit Laporta

schedule16:19 - 29 Prill, 2021

schedule 16:19 - 29 Prill, 2021

Leo Messi mbetet në qendër të vëmendjes. Nga Spanja ka zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Kontrata i përfundon më 30 qershor dhe bisedimet për rinovimin e marrëveshjes do të nisin së shpejt. Tashmë është zhvilluar edhe një takim i rëndësishëm që gëzon fansat e Barcelonës.

TVE raporton se ditën e sotme presidenti Joan Laporta është ulur në tryezë me babanë dhe njëkohësisht menaxherin e Leos, Jorge Messin.

Ky i fundit thuhet se ka qenë i qartë me presidentin Laporta. Ai i ka shprehur presidentit të katalanasve vullnetin e kapitenit për të nënshkruar një kontratë të re.

Mbetet të shihet nëse oferta e Barcelonës do të jetë në nivelin e duhur. Për Messin janë lakuar si klube të interesuara PSG dhe Manchester City, që kanë mundësinë financiare ta bindin sulmuesin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!