Lenjani ishte heroi i kombëtares sonë sonte, duke shënuar golin e fitores ndaj Andorrës në minutën e 41-të. Pas ndeshjes ai foli për Supersport.
“U ndjeva krenar dhe shumë mirë që ndihmova shokët e mi të fitonim sont. Nuk ka qenë ndeshje e mirë, duhet të shohim çfarë duhet të bëjmë më mirë me Anglinë.
Shpresoj të shkruajmë historinë. Ndihem shumë mirë, mund të luaj edhe para edhe mbrapa. Trajneri më besoi dhe nuk bëra keq”, u shpreh Lenjani. /abcnews.al