Italia ka publikuar listën e përkohshme me 33 lojtarë për EURO 2020. Trajneri Roberto Mancini ka bërë zgjedhjet e tij dhe tifozët sigurisht që i kanë komentuar.
Lënia jashtë e Davide Calabria, i cili ka bërë një sezon fantastik me Milanin, nuk është pritur mirë nga tifozët e kombëtares italiane dhe këtë e kanë shprehur në postimin e bërë nga Federata Italiane e Futbollit.
Alessio Romagnoli gjithashtu nuk është përfshirë në listë. Francesco Acerbi i Lazios është preferuar nga Mancini.
Tifozët ndër të tjera nuk kanë pëlqyer as përzgjedhjen e Federico Bernardeschi, i cili te Juventusi nuk ka pasur shumë hapësira. Gjithsesi mesfushori është nga të preferuarit e trajnerit të Italisë. /abcnews.al