Lënë gjimnazin për shkollë profesionale/ Shtohet interesi te të rinjtë për të ndjekur arsimin e profilizuar

schedule16:00 - 28 Mars, 2024

schedule 16:00 - 28 Mars, 2024

Mundësia e punësimit të shpejtë  po i afron  të rinjtë me arsimin profesional.  Pasi mori tre muaj mësime në gjimazin “Sami Frashëri” në Tiranë  Isgela Hazizaj transferoi studimet  në  shkollën teknike – ekonomike.

“Këtu kemi në vit  të parë dhe të dytë lëndë në zyrë, në të tretë dhe të kartërt shkojmë në biznese.”

Enea Dyrmishi  donte aq shumë  të diplomohej për ekonomi  sa  bindi dhe prindërit mosbesues  që kalimi nga gjimnazi “Arben Broci”  në  shkollën teknike – ekonomike ishte vendimi I duhur.

“Mendoj se këtu mund të marr më shpejt një zanat. Mund të mësoj më shpejt  për zgjedhjen që do bëj. Prindërit  në fillim nuk pranuan.  Mendonin se nuk do  isha mirë në pjesën e ekonomisë.”

Melisa Lulo me mesataren që kishte mund të  studionte në gjimnazet  më të mira të Tiranës,  por  ndoqi pasionin e nisi shkollën profesionale.

“Më pëlqen moda.  Gjimnazi I përgjithshëm nuk ofron të njejtat  mundësi si gjimnazi ku unë jam. Mesataren në gjimaz, 9.7”

Në këtë shkollë profesionale me dy drejtime, ekonomi- biznes dhe tekstil -modë  regjistrimet  këtë vit  janë rritur me  rreth 40 %.  Nëndrejtori  Kastriot  Molla tregon dhe arsyen.

“Kur mbyllin praktikën në biznes punësohen me kohë të pjesshme, më pas kanë një vend të sigurtë pune.

Këtë vit rritje regjistrimesh krahasuar me një periudhë gati tre vite nga 140- 160 nxënës, këtë vit 40% më tepër, mbi 230 të regjistruar në klasën e dhjetë.  Ekonomikja  vërtetë është profesionale, por kriter është që nxënësit  të jenë mbi nivelin mesatar.”

Rreth 4 mijë e 700  të rinj këtë vit  zgjodhën të  ndjekin arsimin professional duke  çuar numrin e  nxënësve në  29 shkollat dhe 10 qendrat profesionale në vend në 14 mijë e 700 nxënës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!