Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me eksploziv.
Lokali ndodhet pranë kishës në qytetin e Kurbinit, ndërkohë që forca të shumta të policisë dhe të ekspertëve xhenierë ndodhen në vendngjarje për për çaktivizimin e lëndës plasëse.