Lënda kancerogjene në Vlorë, reagon Klosi: Ishte operacion i planifikuar që shënoi sukses

17:02 | 21/02/202017:020

Ditën e djeshme policia shqiptare ka sekuestruar një traget një transportonte lëndë të rrezikshme dhe kancerogjene, për të cilën u vunë në pranga 6 persona.

Ditën e sotme në lidhje me këtë çështje ka reaguar Ministri për Turizmin dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Klosi ka folur nga Prespa në lidhje me ngarkesën me mbetje që u bllokua dje në Vlorë:

“Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të struktuar nga Ministria e Rendit dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë, ishte një aksion i cili shënon një nga pikat kulmore, në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëjmë ne, për të vazhduar në mënyrë të fortë moratiriumin e mbetjeve të rrezikshm,e në vendin tonë.

Ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht, dhe shënoi sukses, sepse gjithë strukturat u përfshinë gjerësisht, strukturat e mjedisit kryen atë operacion, duke verifikuar tashmë sesa i thellë ështe ky problem.

Është një ngjarje e ditës së parë, apo ka raste të tjera për të cilat do të hetohet, dhe hetimi do të shkojë thellësisht, në gjithë aktivitetin për mua shumë kriminal, që ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit, dhe laboratorëve shkencorë, që të vërtetojnë përbërjen e atij materiali, dhe rrezikshmerinë që ai ofron për njerëzit.

Por ndihem mirë që patëm nje kombinim të jashtëzakonshëm me policinë e shtetit, dhe në kuadër të reformimit të institucioneve që kontrollojnë mjedisin në Shqipëri, pasi mbrojtja e mjedisit është bërë detyrë e gjithë shoqërisë, dhe njerëzit kanë shumë në dorë.

Informacioni erdhi nga qytetarë, dhe u veprua nga institucione shtetërore“, tha Klosi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono